Në 3 dhjetor 2018, Albanian Food Industry (AFI) në bashkëpunim me RisiAlbania, një projekt inovativ, i financuar nga Qeveria Zvicerane, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizuan një takim biznesi mbi teknologjitë alternative të tharjes për bimët mjekësore dhe aromatike (BMA). Në këtë aktivitet morën pjesë aktorët kryesorë të sektorit të BMA-ve si grumbullues, përpunues dhe eksportues, përfaqësues të kompanive shqiptare të paketimit të BMA-ve, përfaqësues të industrisë së vendit me potencial për prodhimin e furrave të tharjes si edhe atyre rajonale (kompani nga Kosova dhe Serbia) që prodhojnë furra tharje për BMA-të, si dhe përfaqësues të RisiAlbania dhe AFI.
Një ditë më parë, Kuvendi miratoi uljen në 6% të TTIMIT MBI Vlerën E Shtuar për Bujqësinë, çka për qeverinë konsiderohet si një mbështetje për fermerët. Por, ekspertët e fushës thonë, se TVSH-ja 6% për bujqësinë është një regres për sektorin, pasi fermeri është ai që do të paguajë kostot e shitjes së prodhimit, sidomos në tregjet jashtë vendit. Alban Zusi, kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, thotë për Ekonomix.al, se qeveria duhet të kishte menduar edhe për TVSH-në e shitjes së produkteve bujqësore e ushqimore në treg, pasi aktualisht është 20%.