SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Në takimet konsultative të Ministrisë e Bujqësisë me Industrinë e Përpunimit të Qumështit, në datë 10 tetor 2018, u kërkua që Albanian Food Industry (AFI) dhe Industria e Përpunimit të Qumështit të hartonim propozime  për skemën e subvencionimit të prodhimit të qumështit  për vitin 2019. Në kuadër të këtij procesi, AFI ka organizaur disa takime, ku ndër më vendimtaret ishin takimi i datës 23 shtator në Lushnje, me fermerët e vegjël, të mesëm dhe fermat përqendruara dhe në datën 17 nëntor, një takim një ditor pune,  më fermërë, grumbullues, përpunues dhe specialistë të fushës, në Durrës. Në këtë takim morën pjesë Zv.Ministri i Bujqësisë Z. Ilir Halilaj, dhe Drejtori i AKU-së Z. Agim Ismaili, si dhe përfaqësues të AFI-t.

Dalja e prodhimit shqiptar në tregjet ndërkombëtare mund të realizohet vetëm nëse fermat apo ndërmarjet bashkohen. Të këtij mendimi janë ekspertët e fushës së eksporteve të produkteve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, të cilët thonë, se mbështetja e BE-së është rritur kohëve të fundit për klasterat, pasi kështu biznesi mund të zgjidhë edhe probleme të shumta që hasen. Për Z. Alban Zusi, kreun e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, një bashkëpunim i tillë është shumë i rëndësishëm në kuadër të trendeve moderne e bashkëkohore të zhvillimit ekonomik kombëtar e rajonal.

Në datat 6-7 Nëntor u organizua në Ukrainë nga Dhoma e Tregëtisë së Donietskut, Festivali i Klasterave dhe Iniciativave Krijuese - “Cluster Fest 2018”. Qëllimi i këtij eventi ishte mbështetja e iniciativës së klasterit në rajonin e Donietskut, krijimi i unionit të klasterave egzistues si edhe përfshirja në këtë lëvizje e sipërmarrjeve të tjera për krijimin e klasterave të rinj. Klasteri i Tepelenës u prezantua si rast i zhvillimit të klasterave në rajonin e Ballkanit, duke treguar se krijimi i klasterave kalon në të njëjtat stade zhvillimi dhe ndeshet me të njëjtat probleme pavarësisht vendit ku krijohet.

NJOFTIME


NEWSLETTER Issue 14 Shq / EN