SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Nga 1 janari çdo produkt që do të tregtohet në dyqane dhe supermarkete, duhet patjetër që të ketë etiketën mbi vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti. Ky vendim i Këshillit të Ministrave do të monitorohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, por sipas ekspertëve, shteti por edhe vetë biznesi në tërësi, ende nuk është i përgatitur për zbatimin e këtij vendimi.

 Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në prani të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi është nënshkruar “Marrëveshja e Bashkëpunimit” ndërmjet Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë ushqimore në ndihmë të kategorive të konsumatorëve me ndjeshmëri të veçanta shëndetësore dhe nutritive si çerdhe, kopshte, konvikte shkollore, spitale, azile, etj.

AFI përgëzon dhe mbështet çdo nismë të AKU-së dhe Ministrisë së Bujqësisë që ka të bëjë më përforciminin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Në përgjigje të disa pyetjeve të lexuesve tanë rreth produkteve që konsumojmë, po transmetojmë intervistën e plotë të Drejtorit të AKU-së Z. Agim Ismaili për gazetën Tema. 

NJOFTIME


NEWSLETTER Issue 14 Shq / EN