SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

Pajisja e fermerëve me ceritifikata pronësie, për tokat që kanë, mbetet një nga kërkesat më kryesore të fermerëve, pasi përmes tyre mund të aplikojnë në projekte të ndryshme, jo vetëm që jepen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, por edhe nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë. Sipas tyre, pasja e certifikatave të pronësisë i ndihmon ata edhe në drejtim të formalizimit, por një kërkesë e tillë prej kohësh nuk është realizuar.

Grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në vend, i kërkojnë qeverisë që të hartojë dhe miratojë një Vendim të posaçëm, për dhënien e lejeve të ndërtimit për magazinat që bëjnë të mundur grumbullimin apo përpunimin e frutave dhe perimeve.

Arben Zdrava, një nga grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në zonën e Lushnjes, në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, thotë, se ka shumë grumbulllues të cilët janë totalisht të bllokuar dhe nuk mund të punojnë me kapacitet të plotë, pasi bashkitë nuk kanë të drejtën ligjore për ti pajisur me leje ndërtimi.
Nga: Prof. Kristaq BERXHOLI  "Para disa ditësh bëra një vizitë, në STABILIMENTIN E PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT ERZENI, me ftesën e këtij stabilimenti, për të parë dhe diskutuar me ta, për probleme të ndryshme të tij. Stabilimenti i përpunimit të qumështit ERZENI, është vendosur në SAMATICE-KUTALLI. Një qëndër tjetër është në Lumin e Vlorës dhe qëndra tjetër në Tiranë për zonën veriore të vëndit. Është një nga stabilimentet e përmendur dhe të kërkuar prej konsumatorëve..."

NJOFTIME


NEWSLETTER Issue 14 Shq / EN