SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJME

 Një nga temat më të diskutuara për momentin rreth sigurisë së konsumatorit lidhet me faktin nëse buka duhet të blihet e prerë ose jo. Teksa kemi dëgjuar argumenta pro dhe kundër, AFI gjen rastin për të dhënë disa fakte në lidhje me sigurinë ushqimore, kështu konsumatori është në gjëndje të gjykojë dhe marrë një vendim në lidhje me kërkesën për bukë të prerë ose jo në blerjet e rradhës.

Teksa temperaturat rriten edhe vigjilenca ndaj produkteve ushqimore që konsumojmë duhet të jetë në rritje. Kjo sepse kur produkti nuk ruhet në kushtet e duhura teksa temperatura në kontakt me të është e lartë favorizon ritmin e shpeshtimit të mikroorganizmave/baktereve, duke shkaktuar helmime apo pasoja të tjera për shëndetin e njeriut. Shpesh herë media ka trajtuar çështje që lidhen me sigurinë ushqimore, duke sjellë vëmendjen tek produkte të ndryshme konsumi.

Nga 1 janari çdo produkt që do të tregtohet në dyqane dhe supermarkete, duhet patjetër që të ketë etiketën mbi vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti. Ky vendim i Këshillit të Ministrave do të monitorohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, por sipas ekspertëve, shteti por edhe vetë biznesi në tërësi, ende nuk është i përgatitur për zbatimin e këtij vendimi.

NJOFTIME

NEWSLETTER Issue 13 Shq / EN