SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Siguria ushqimore në Shqipëri

Siguria ushqimore në Shqipëri

Nisur nga një emision investigativ i transmetuar së fundmi mbi plotësimin e standarteve të sigurisë ushqimore nga prodhues shqiptarë, emisione të cilët, siç është komunikuar, do të vazhdojnë të shfaqen në media rregullisht, si një nga shoqatat më aktive të agro-biznesit në vend, dëshirojmë t’ju paraqesim në këtë letër qëndrimin tonë mbi këtë çështje, duke shpresuar që ky të jetë fillimi i një marrëdhënie të frytshme në interes të të gjitha palëve të përfshira në këtë proçes të komplikuar dhe sfidues siç është siguria ushqimore (download>>)

Shoqata AFI, e cila përfaqëson bizneset më të rëndësishme dhe më të përparuara të industrisë ushqimore shqiptare në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit, të mishit, të verës, të fruta-perimeve, etj. në vijmësi ka qenë e angazhuar për çështjet e sigurisë ushqimore dhe ka demonstruar me fakte përgjegjshmërinë e anëtarëve të saj për sigurinë ushqimore të çdo produkti që vihet në tryezën e konsumatorit shqiptar.

Jo vetëm përmes investimeve tejet serioze nga ana e anëtarëve të shoqatës sonë, të krahasueshme me industritë e vendeve perëndimore, por edhe me veprime të tjera si konferenca, shkresa për autoritetet publike dhe aktivitete të ndryshme në të gjitha nivelet, ne jemi përpjekur dhe kemi shtyrë përpara proçese që çojnë drejt standartizimit të produkteve ushqimore vendase në nivelet më të larta.

Në këtë kontekst, ne deklarojmë se mbështesim punën tuaj dhe jemi aleat të çdo media, e cila nëpërmjet emisioneve investigative paraqet probleme të cilët kanë të bëjnë me standartet e sigurisë ushqimore të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Në këtë aleancë dhe mbështetje që ne ju japim, mendojmë se ka ardhur momenti që midis medias dhe industrisë më të përparuar ushqimore në vend të krijohet një raport i shëndetshëm partneriteti, i cili do të shërbente për t’i shkuar më thellë problemeve të cekura dhe për të shkuar tek zgjidhjet e duhura si dhe, pse jo, tek faktorët që pengojnë realizimin e tyre, qofshin këto që kanë të bëjnë me kuadrin ligjor, institucionial apo lidhur me individë të caktuar.

Prej kohësh tashmë, rregullisht në media shfaqen problematika që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore të prodhimeve vendase, të cilat parë nga këndvështrimi teknik, herë qëndrojnë dhe herë janë të pasakta duke shkaktuar në këtë mënyrë panik të panevojshëm te konsumatori shqiptar.

Në parantezë duam të sqarojmë qartë dhe prerazi:  jemi të gjithë në favor të vendosjes së standarteve të mirëfillta të sigurisë ushqimore të cilat kontrollohen dhe zbatohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese për të gjitha kompanitë në treg, pasi vetëm konkurrenca e drejtë mbi këtë bazë mund të garantojë sigurinë ushqimore.

Duke parë mënyrën se si janë trajtuar deri më sot çështjet e sigurisë ushqimore, veçanërisht në emisionet investigative, ne mendojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi me shoqatën tonë për të përfshirë në trajtimin e këtyre problemeve konsultimin me teknicienët e punësuar në shoqatë dhe në industrinë ushqimore, pasi duhet të keni parasysh se këto probleme janë të komplikuara si teknikisht ashtu dhe nga ana rregullatore. Në këtë mënyrë do të arrijmë të kemi një metodikë të pranuar nga të gjitha palët e cila do të çojë në konkluzione të pakontestueshme për proçesin e investigimit dhe rrezikun e problemeve të trajtuara. Kjo metodikë nga njëra anë do të godasë problematikat dhe rrjedhimisht do të mbrojë maksimalisht interesat e konsumatorit, dhe nga ana tjetër nuk do të rëndojë padrejtësisht operatorët ekonomikë të sektorit.

Për të dhënë një shembull konkret, kur një produkt merret në supermarket pasi ka një muaj që ka dalë nga dyert e fabrikës, nuk mund të shënjestrohet vetëm industria prodhuese si burim i problemit pasi proçesi i investigimit do të kërkonte që:

Dështimi në secilën prej këtyre fazave kompromenton rezultatin e investigimit, dhe për pasojë zeron qëllimin e mirë për të kontribuar në përmirësimin e sigurisë ushqimore të investigimit, por dhe i jep legjitimitetin ndonjë subjekti, qoftë dhe problematik, për të hedhur poshtë juridikisht përfundimet mediatike.

Si përfundim, shprehim dhe një herë interesin tonë për të bashkëpunuar me ju në mënyrë luajale, në mënyrë që të evidentojmë problemet duke ruajtur dhe mbrojtur prodhimin vendas, pasi nuk do të ishte në interes të shoqërisë shqiptare që motorri ekonomik i Shqipërisë të ekzekutohej në krye të pesë vjetëve nëse vazhdohet me këtë ritëm ndëshkimi mediatik.