SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Siguria ushqimore, cfarë duhet të ketë kujdes konsumatori

Siguria ushqimore, cfarë duhet të ketë kujdes konsumatori …

Alban Zusi, i ftuar tek “Wake Up” në Top Channel

Rreziku që na vjen nga uji i ambalazhuar.  A e keni kontrolluar ndonjëherë skadencën e shisheve plastike?!

Nga një pyetësor i bërë nga Agroweb, ku 92 nga 100 persona rezulton se nuk e kontrollojnë datën e skadencës të shishes plastike të ujit.

Konsumatori në përgjithësi nuk është i edukuar për çështjet e sigurisë ushqimore. Ky është një problem i madh që has shoqëria shqiptare. Edukimi për sigurinë ushqimore duhet fillojë të futet që në kurrikulat e shkollave për të edukuar konsumatorin në lidhje me çështjet e sigurisë ushqimore. Gjithmonë e më tepër ne po i nënshtrohemi ushqimit industrial dhe ne duhet të jemi të jemi të njohur me rreziqet që vijnë, psh. në lidhje me ujin, shumica e njerëzve nuk e dinë që uji është ndër produktet me rrezikun më të lartë të ndotjes. Në qoftë se ne duam të ruajmë një produkt është heqja e ujit, pra tharja, frutat e thata, mishi i thatë etj., sepse uji është mjedisi që favorizon zhvillimin e çdo lloj mikrobi, bakteri etj. Ajri është i tejngopur me baktere dhe ne kontakt me ujin këto baktere fillojnë e zhvillohen. P.sh. një gotë ujë e lënë gjatë natës kontaminohet nga mikrobet në ajër.

Ku qendron problemi i përdorimit të shisheve plastike nga të cilat ne konsumojmë ujin e përditshëm?

Dy produkte të ndryshme ndërveprojnë, pra molekulat e plastikës dëpërtojnë në ujë. Çështja është tek niveli depërtimit? Depërtimi duhet të jetë brenda parametrave të lejuar. Për këtë, rëndësi jashtëzakonisht të madhe merr lloji i plastikës që përdoret, peti, cilësia e tij, të mos jetë një produkt që është ricikluar etj.

Çfarë duhet të ketë parasysh konsumatori?

Skadenca, e cila është e shkruar, tregon skadencën e produktit, por që përfshin edhe skadencën e plastikës. Prodhuesi pra ka përfshirë edhe jetëgjatësinë e ambalazhit, përmes provave laboratorike që bëhen paraprakisht. Kjo është një përgjegjësi e prodhuesit. Përgjegjësia e konsumatorit është që të verifikojë datën e skadencës dhe së dyti ta mbajë shishen e ujit jo në temperatura të larta, maksimumi në tempereturë ambienti standarde - 20 gradë celsius.

Nëse ambalazhi është i riciklueshëm e bën kjo më të sigurt ujin apo ka rrezikshmëri më të lartë?

Atëherë termi që unë do të përdorja është ‘plastikë për përdorim ushqimor’ pasi e riciklueshme është çdo lloj plastike, por duhet ricikluar për qëlllime të tjera e jo për përdorim ushqimor. E rëndësishme është që ne të përdorim plastikë për qëllim ushqimor, sepse ka edhe një rrezkishmëri tjetër, të cilën duhet ta konsiderojmë, sidomos kur gjerat janë jashtë kontrollit. Mundet që për të ulur taksat, plastika të futet si pastmas për serat që ka taksën zero, pasi ambalazhi i ujit e ka taksën gati 80 % të vlerës totale të një shisheje uji. Kjo plastikë bujqësore e cila mund të futet në treg,  jo rrallëherë përfundon si ambalazh për konsum. Prodhuesit e ujit janë ankuar shpesh për këtë lloj konkurence të pandershme. Kjo është e rrezikshme.

Parlamenti Europian ka marrë një vendim duke ndaluar 10 lloje të ndryshme plastike, ndër to edhe polistërinën që përdoret për të paketuar ushqimet e çastit, shishet dhe qeset e biodegradueshme. Si e shihni ju këtë vendim të Parlamentit Europian, a duhet që edhe Shqipëria të marrë një nismë të tillë, të heqë nga tragu materialet plastike të cilat dëmtojnë produktin ushqimor?

Parlamenti Evropian vazhdimisht merr masa të tilla, psh. Para 10 vitesh mori masë për ndalimin e kapakëve të aluminit të vazove, të cilat brënda kanë një shtresë plastike. Ato u ndaluan rreptësisht dhe ne na u dha afat 6 muaj per ta hequr nga përdorimi, pasi nga anlizat ne institutet europiane kishin rezultuar që plastika veshëse e kapakëve kishte depërtueshmëri shumë të lartë të molekulave të plastikës në produktin ushqimor që futej në vazo. Institucionet kërkimore shkencore europiane janë vazhdimisht në kërkim të këtyre gjerave dhe ne në mënyrë absolute duhet t’i adoptojmë këto lloj masash menjeherë. Ne nuk kemi institucione të tilla të cilat mund të vlerësojnë nese ne mund ta mbajmë apo s’mund ta mbajmë nje ambalazh të tillë. Nëse Parlamenti Europian e ka marrë një vendim të tillë, e kanë bërë në bazë të studimeve të cilat zgjasin me vite, ndaj dalin në konkluzione të sakta dhe ne nuk na ngelet gje tjetër veçse ta adoptojmë pa asnjë lloj hezitimi vendime të tilla.

Ndërkohë që Italia ka hequr nga përdorimi pjatat, lugët dhe enët plastike? A jemi ne mbrapa? A duhet që Shqipëria ta marrë një vendim të tillë?

Ky vendim në përgjithësi ka të bëje me ato materiale plastike që qëndrojnë për një kohë të gjatë në kontakt me produktin, kur kemi të bëjmë me pjata plastike apo ambalazhe të tjera që paketojnë produktin për një kohë të gjatë. Nëqoftë se përdor një pjatë plastike për të konsumuar ushqimin për 10 – 15 minuta nuk ka problem, pasi është e vështirë të ketë depërtueshmëri. Problemi është tek të qëndruarit gjatë, tek produktet që shërbejnë si ambalazhim në kohë. Nëse e hap shishen e ujit përpiqu ta konsumosh brenda pak orësh dhe pastaj hidhe ambalazhin. Nëse ajo ka qëndruar e hapur për 2 - 3 ditë, aq më tepër në makinë, në temperatura të larta, është e rrezikshme.

Një shqetësim tjetër është edhe transparenca për të gjithë informacionin, qoftë edhe publik, për analizat, cilësinë, sigurinë e ujit që qarkullon në tregjet tona. Si mund ta ruajmë veten nga ajo çfarë nuk dimë?

Duke bërë të tilla emisione që po bëni ju sot. Duke sensibilizuar sa më shumë konsumatorë. Duke vënë përpara përgjegjësisë institucionet publike përgjegjëse, pasi konsumatori nuk ka mundësi t’i dijë të gjitha pasi është e pamundur. Konsumatori mund të lexojë datën e skadencës, por konsumatori nuk mund të futet të bëje analizat, konsumatori nuk mund të garantojë cilësinë më të cilën është prodhuar shishja, a është granulati plastik i duhur etj., por emisione të tilla informuese janë një mrekulli. Kur redaktorja e emisionit tuaj më mori në telefon, unë po pija një kafe pune me një deputet, i cili pasi mësoi që do flisja për sigurinë ushqimore më tregoi për një përvojë të tijën në Suedi, si pjesë e një delegacioni me Kryeministrin Rama atje. Kryeministri kishte pyetur për Suedinë, një shtet me standarde tejet te larta, se cili ishtë institucioni më i besueshëm në atë vend? Dhe bashkëbiseduesi i tij i ishte përgjigjur pa hezitim, që në Suedi institucioni më i besueshëm ishte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Në një vend, që është nr. 1 ose 2 (nëse nuk jam i gabuar) në botë për sa i përket standardeve, sigurisë dhe kujdesit ndaj qytetarit, Institucioni Kombëtar i Ushqimit ishte institucioni në të cilin nuk ka asnjë lloj dyshimi, një besim absolut. Me ç’duket puna e vitit të fundit të AKU-së është reflektim i mesazhit që kryeministri ka marrë në Suedi.