, një model ushqimor i qëndrueshëm nga pikëpamja ekonomike, mjedisore si dhe për mbrojtjen e shëndetin të njeriut, në përputhje me strategjinë e gjerë të promovimit ndërkombëtar të ndjekur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar, në samitet kryesore të gjithëanëshme."/>
SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Java e Kuzhinës Italiane

Java e Kuzhinës Italiane

Albanian Food Industry ju informon që nga data 19 deri më 25 nëntor 2018 do të zhvillohet edhe në Shqipëri edicioni i 3-të i Javës së Kuzhinës Italiane në Botë. Tema kryesore e edicionit të këtij viti do të jetë "Dieta Mesdhetare", një model ushqimor i qëndrueshëm nga pikëpamja ekonomike, mjedisore si dhe për mbrojtjen e shëndetin të njeriut, në përputhje me strategjinë e gjerë të promovimit ndërkombëtar të ndjekur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar, në samitet kryesore të gjithëanëshme.

Në këtë kontekst të hënën më datë 19 nëntor, Rajoni i Pulias do të paraqesë në Shqipëri, për herë të parë në një vend të huaj, projektin "Apulian Lifestyle", një nismë e përqëndruar në fuqizimin e politikave të Prodhimit, Promovimit dhe Përkujdesit të shëndetit në të mirën e qytetarëve, nëpërmjet një aksioni të integruar dhe ndërhyrjeve të rrënjosura në territor, në promovimin dhe përmirësimin e atyre konteksteve lokale të cilat, me trashëgiminë njerëzore, të institucioneve dhe realiteteve të tyre prodhuese, përfaqësojnë mënyrën më të mirë dhe të shëndetshme të mënyrës së jetesës puljeze.

Për sa më sipër ju informojmë dhe jeni të ftuar që mund të merrni pjesë:

Ju lutemi konfirmoni praninë tuaj deri të premten 16 nëntor në orën 18:00 në adresën e-mail tirana.segrcom@esteri.it ose bardha@albania-export.com