SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

PREZANTIM I KLASTERIT TË TEPELENËS NË UKRAINË

PREZANTIM I KLASTERIT TË TEPELENËS NË UKRAINË


Në datat 6-7 Nëntor u organizua në Ukrainë nga Dhoma e Tregëtisë së Donietskut, Festivali i Klasterave dhe Iniciativave Krijuese - “Cluster Fest 2018”. Qëllimi i këtij eventi ishte mbështetja e iniciativës së klasterit në rajonin e Donietskut, krijimi i unionit të klasterave egzistues si edhe përfshirja në këtë lëvizje e sipërmarrjeve të tjera për krijimin e klasterave të rinj.

Klasteri i Tepelenës u prezantua si rast i zhvillimit të klasterave në rajonin e Ballkanit, duke treguar se krijimi i klasterave kalon në të njëjtat stade zhvillimi dhe ndeshet me të njëjtat probleme pavarësisht vendit ku krijohet. Prezantimi u paraqit nga Znj. Galyna Perepelytsia, Menaxhere Projekti pranë organizatës AFI (Albanian Food Industry). Rasti i Tepelenës u ndoq me interes nga pjesëmarrësit duke qenë se bazohet në specializimin e produktit dhe përmirësimet teknologjike të nevojëshme për të siguruar një produkt përfundimtar me standarte të larta cilësie e sigurie, të cilat janë planifikuar të ndodhin nëpërmjet iniciativës së klasterit dhe bashkëpunimit të aktorëve të përfshirë në sektorin e bimëve mjekësore aromatike (BMA).

Klasterat Ukrainas të sektorit bujqësor ndeshen me të njëjtat probleme të cilësisë së produktit, si pasojë e zbatimit të praktikave të papërshtatëshme të pasvjeljes dhe mungesës së pajisjeve të cilat janë të domosdoshme për përmirësimin e situatës së sektorit. Rasti i Shqipërisë tregoi se ndonëse anëtarët e klasterit janë konkurrentë, ndryshimet mund dhe duhet të ndodhin kur aktorët e sektorit punojnë së bashku.

Edhe në vendet e zhvilluara, anëtarët e klasterit kalojnë procesin e ndryshimit të mentalitetit nga parimi individualist në atë të bashkëpunimit. Problemet dhe përgjegjësitë e përbashkëta shtyjnë përpara procesin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive për të ndryshuar situatën dhe krijuar një të ardhme më të mirë.

Në Ukrainë krijimi i klasterave u nxit në kushtet e luftës, kur kompanitë e biznesit u përpoqën të gjenin mënyrën për të mbijetuar, në vende të tjera ky proces nxitet nga dëshira dhe gadishmëria e bizneseve për të përmirësuar performancën e sektorit ose kushtet e biznesit. 

Produktet BMA janë shumë të kërkuara në Ukrainë. Sektorët e kozmetikës dhe farmakologjisë kanë humbur furnizuesit e tyre nga Krimea dhe duhet të gjejnë burime të reja furnizimi me lëndë të parë. Kontakte të reja janë të mundura, përse jo? Klasteri i Tepelenës duhet të bwhet i njohur edhe jashtë Shqipërisë, me produktet cilësore të rajonit si edhe për mendësinë e hapur për bashkëpunim, ndryshim dhe risi.