SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Klasterat, domosdoshmëri për daljen e prodhimit në tregjet ndërkombëtare

Klasterat, domosdoshmëri për daljen e prodhimit në tregjet ndërkombëtare

Dalja e prodhimit shqiptar në tregjet ndërkombëtare mund të realizohet vetëm nëse fermat apo ndërmarjet bashkohen.

Të këtij mendimi janë ekspertët e fushës së eksporteve të produkteve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, të cilët thonë, se mbështetja e BE-së është rritur kohëve të fundit për klasterat, pasi kështu biznesi mund të zgjidhë edhe probleme të shumta që hasen.

Për Z. Alban Zusi, kreun e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, një bashkëpunim i tillë është shumë i rëndësishëm në kuadër të trendeve moderne e bashkëkohore të zhvillimit ekonomik kombëtar e rajonal.

“Trendi është krijimi i grupimeve, klasterave, pasi bizneset e kanë shumë të vështira të çajnë në tregjet ndërkombëtare vetëm, por duhet bashkëpunim pasi problematikat janë komplekse që i kalojnë kufinjtë e një biznesit të vetëm dhe nuk mund të zgjidhet nga biznesi i vetëm.

Është me shumë rendësi që të krijohen klasterat, organizata, forma kooperimi e bashkëpunimi, si një ndër format efektive që po promovohen në Europë dhe po mbështeten për zhvillimin e sektorit dhe krijimin e kushteve për krirjimin e sinergjisë mes bizneseve të rajonit, për ndërkombëtarizimin e tregtisë, kryesisht në fushën e bujqësisë” deklaron Zusi.

Për këtë formë bashkëpunimi, për dy ditë me radhë u zhvillua në Vlorë takimi i partnerëve nga Greqia, Bullgaria, Qipro dhe Shqipëria për Projektin Focus- Programi INTERREG Balkan, ku Qendra e Eksporteve Shqiptare ishte e ftuar të ndante praktikat e mira të bashkepunimit dhe klasterave. Në këtë takim u prezantua klasteri i Tepelenës, si një model i zhvillimit të klasterave në Shqipëri dhe në rajon në sektorin e Bimëve Aromatike Mjekësore.  Gjithashtu,  Qendra e Eksporteve Shqiptare solli modele të suksesshme kbashkëpunimi edhe në sektoret e tjera si, ai i përpunimit të qumështit, mishit, fruta – permive etj.

Qellimi i projektit është krijimi i klasterave transnacionale në katër sektorë: Përpunimi i qumështit, prodhimi i vajit të ullirit, prodhimi i verës, perimet dhe drufrutorët ( agrumet, shega), përmes hartëzimit të SME- ve, qendrave të kërkimit shkencor, organizatave përfaqësuese të biznesit dhe agroindustrisë, shoqërisë civile.