SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Propozime për skemën e subvencionimit të prodhimit të qumështit

Propozime për skemën e subvencionimit të prodhimit të qumështit

 

Në takimet konsultative të Ministrisë e Bujqësisë me Industrinë e Përpunimit të Qumështit, në datë 10 tetor 2018, u kërkua që Albanian Food Industry (AFI) dhe Industria e Përpunimit të Qumështit të hartonim propozime  për skemën e subvencionimit të prodhimit të qumështit  për vitin 2019.

Në kuadër të këtij procesi, AFI ka organizaur disa takime, ku ndër më vendimtaret ishin takimi i datës 23 shtator në Lushnje, me fermerët e vegjël, të mesëm dhe fermat përqendruara dhe në datën 17 nëntor, një takim një ditor pune,  më fermërë, grumbullues, përpunues dhe specialistë të fushës, në Durrës. Në këtë takim morën pjesë Zv.Ministri i Bujqësisë Z. Ilir Halilaj, dhe Drejtori i AKU-së Z. Agim Ismaili, si dhe përfaqësues të AFI-t.

Gjatë këtij eventi u shkëmbyen ide dhe diskutime të ndryshme për skemën  financiare dhe se si kjo skemë të targetojë një serë problemesh që kjo industri përballet si dhe  çështje që lidhen me sigurinë ushqimore. 

Në fund të ditës, të pranishmit dolën me përfundime dhe propozime konkrete skemën e subvencionimit të prodhimit të qumështit për vitin 2019, të kategorizuara për fermerët e vegjël, fermat 4 deri 10 lopë, fermerët e mëdhenj/stallat e përqendruara dhe grumbulluesit.

Prozimet iu prezantuan përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, të pranishëm në takim, si dhe I ju dërguan zyrtarisht MBZHR-së.  

Zv.Ministri Halilaj u shpreh se Ministria e Bujqësisë dhe Industria e  Përpunimit të Qumështit janë në një linjë me pjesën më të madhe të propozimeve, pasi problemet e kësaj industrie janë akute dhe duhen zgjidhur menjëherë. Ndaj dhe MBZHR do t’i konsiderojë maksimalisht dhe me prioritet këto propozime, të cilat i japin zgjidhje një serë problemesh që ka kjo industri.