SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

AFI aktivitete informuese për konsumatorët e vegjël

AFI aktivitete informuese për konsumatorët e vegjël

Në kuadër të projektit “Siguria Ushqimore dhe të Drejtat e Informimit Konsumator”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- OSFA, gjatë muajit tetor - nëntor, AFI organizoi një serë aktivitetesh informuese mbi sigurinë ushqimore me qindra fëmijë  të kopshteve publike dhe private.  Këto aktivitete kishin si qëllim informimin e brezit të ri mbi sigurinë ushqimore dhe rëndësinë e saj. Përmes lojërave interaktive fëmijët mësuan për rëndësinë e kontrollit të datës së skadencës dhe tërheqjen e kuponit tatimor nga prindërit e tyre, si çështje të tjera të lidhura me sigurinë ushqimore. Edukimi i brezit të ri, dhe i konsumatorëve në tërësi është tejet i rëndësishëm,  pasi  konsumatori shqiptar në përgjithësi nuk është i edukuar për çështjet e sigurisë ushqimore. Shpesh herë, janë fëmijët ata që bëhen ambasadorët e ndryshimit të mentalitetit mbi çështje të ndryshme në familjet dhe komunitetet e tyre.

Më herët Z. Alban Zusi, kreu i AFI-t,  është shprehur për një intervistë në Top Cannel se “Edukimi për sigurinë ushqimore duhet fillojë të futet që në kurrikulat e shkollave për të edukuar konsumatorin në lidhje me çështjet e sigurisë ushqimore.”

Materialet e përgatitura për  informim e konsumatorëve e vegjël ka nisur fillimisht me kopshtet dhe më tej do të shtrihet dhe në shkolla.

#siguriushqimore #sudik #osfa