SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Siguria Ushqimore - tryezë të rrumbullakët me prodhuesit e bukës në vend

Siguria Ushqimore - tryezë të rrumbullakët me prodhuesit e bukës në vend


Si pjesë e misionit për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumtarit, dhe në kuadër të projektit “Siguria Ushqimore dhe të Drejtat e Informimit Konsumator”, i mbeshtur nga OSFA, AFI organizoi një tryezë të rrumbullakët me prodhuesit e bukës në vend. Takimi u organizua në partneritet me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, si dhe me pjsëmarrjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Qendrës “Konsumatori Shqiptar”, si dhe përfaqësues të OSFA.

Në takim u diskutuan problematika të evidentuara në kuadër të studimit të realizuar nga AFI si pjesë e projektit “Siguria Ushqimore dhe te Drejtat e Informimit Konsumator” si dhe gjatë punës së përditshme të opëratorëve më serioz të prodhuesve të bukës. Këto problematika lidhen më së shumti me ndarjen në dy kategori të prodhuesve të bukës, ata që operojnë me standarte evropiane dhe me cilësi të lartë, dhe ata që operojnë në informalitet të plotë. Shpeshherë buka shitet direkt në makina nëpër qese dhe e prerë që nga vendi i prodhimit, pa dokumentacionin e nevojshëm të shoqërimit të produktit” tha Z. Gëzim Peshkopia, Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës. Një problematikë tjetër, po aq madhore, është edhe gjumushmëria e bukës. Sipas Z. Alban Zusi, kreu i AFI-t, duhet që nga organet përgjegjëse të kërkohet që buka të jetë me etiketë për të siguruar gjurmueshmërinë, e rrjedhimisht sigurinë ushqimore të konsumtaorit. Z. Agim Ismaili, Drejtor i AKU-së, tha se problematikat janë thelbesore, të cilat ndërthuren edhe me evazionin fiskal dhe me sigurinë ushqimore. Këto çështje duhen adresuar dhe zgjidhur në institucionet përkatëse. Ai u shpreh i gatshëm që AKU të mbështesë çdo lloj nisme që rrit sigurinë ushqimore të konsumtorit.

Edona Bilali, Menaxhere e Projektit, shtoi se në kuadër të këtij projekti jane adresuar të gjitha rastet e abuzimit pranë AKU-së dhe se 100 % e rasteve janë ndjekur me rigorozitet nga AKU, duke proceduar rast pas rasti sipas legjislacionit shqiptar.

Si përfundim u ra dakord nga të gjithë aktorët për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të trajtuar problematikat dhe zgjidhjet e tyre. Shoqata e Prodhuesve te Bukës dhe AFI propozuan:
 1. Ngritjen e një grupi pune të përbashkët për përcaktimin e një standardi mesatar të furrave të bukës, me mbështejen e AKU-se;
 2. Përcaktimi i zinxhirit prodhues duke plotësuar dokumentacionin përkatës;
 3. Të ndiqet në vijimësi standardi i çmimit të bukës në raportin çmim-peshë;
 4. Të kufizohen lejet, liçencat duke bërë një kontroll rigoroz të atyre që duan të hapin furra buke.