SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

AFI kërkesë qeverisë: Të barazohet niveli i TVSH në blerje e shitje në masën 6% për produktet bujqësore dhe ushqimore

AFI kërkesë qeverisë: Të barazohet niveli i TVSH në blerje e shitje në masën 6% për produktet bujqësore dhe ushqimore


Që prej 1 janarit filloi aplikimi i ndryshimit ligjor sa lidhet me TVSH e prodhimit primar bujqësor që konsiston në faktin se lënda e parë autofaturohet me 6% ndërsa 14% parashikohet të paguhet nga industrialistët/tregëtarët/grumbulluesit. Në takimin e organizuar lidhur me këtë çështje më 12 Shkurt në Hotel Tirana International, me pjesëmarrjen e rreth 100 agrobizneseve dhe me prezencen e Zv. Ministrave te Bujqesise të Financave dhe Ekonomisë, përfaqësues të AFI-t kanë argumentuar se çfarë problematikash ka sektori nga rritja e barrës fiskale. Nga ky ndryshim ligjor goditet prodhimi bujqësor vendas dhe fermeri, si dhe industria e përpunimit dhe tregtia në vend.

“Duke i konsideruar këto ndryshime drastike dhe fatale për të gjithë sektorin e prodhimit bujqësor primar dhe industritë agropërpunuese, që në datën 5 Dhjetor 2018, e në vijim i jemi drejtuar me shkresa dhe kemi marrë takime me funksionarë të të gjitha niveleve të Ministrisë së Bujqësisë, Financave dhe Sipërmarrjes, drejtues të Komisioneve parlamentare të Veprimtarive Prodhuese dhe Financave, si edhe Kabinetin e Kryeministrit ku përveç shpjegimit të pasojave të kësaj vendimmarrje kemi kërkuar të na vihen në dispozicion relacione, studime, opinione, proces verbale të konsultimit publik, në të cilat është mbështetur marrja e këtij vendimi. Kështu, kemi kërkuar të dimë: a është përilogaritur sa do të jetë kostoja e kësaj takse të re për prodhimin primar bujqësor vendas. Sipas përllogaritjeve tona kjo kosto tejkalon vlerën e 100 milion EUR në vit; Nëse është përllogaritur, a ka ndonjë parashikim se kush do ta mbajë këtë barrë të re fiskale?:



Këtë kërkesë AFI e bazon në tre arsye: