SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

AFI aktivitete informuese në shkolla

AFI aktivitete informuese në shkolla


Në kuadër të projektit “Siguria Ushqimore dhe të Drejtat e Informimit Konsumator”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), AFI vazhdon serinë e aktivitetesh informuese me fëmijë të shkollave publike. Kësaj radhe ishim në Gjirokastër me fëmijët e shkollave Andon Zako Çajupi dhe Naim Frasheri. Këto aktivitete kanë si qëllim informimin e brezit të ri mbi sigurinë ushqimore dhe rëndësinë e saj. Përmes mënyrave interaktive nxënësit mësuan për rëndësinë e kontrollit të datës së skadencës dhe tërheqjen e kuponit tatimor nga ata dhe prindërit e tyre, si dhe çështje të tjera të lidhura me sigurinë ushqimore. Edukimi i brezit të ri, dhe i konsumatorëve në tërësi është tejet i rëndësishëm. Shpesh herë, janë fëmijët ata që bëhen ambasadorët e ndryshimit të mentalitetit mbi çështje të ndryshme në familjet dhe komunitetet e tyre.