SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Siguria ushqimore, agropërpunuesit takim me Ministrinsë e Bujqësisë dhe AKU-në

Siguria ushqimore, agropërpunuesit takim me Ministrinsë e Bujqësisë dhe AKU-në

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u zhvillua një takim me operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor ne vend në kuadër të konsultimeve për ndryshimet në Kodin Penal që lidhen direkt me sigurinë Ushqimore. Ministri z.Bledi Çuçi dhe drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) z.Agron Hetoja prezantuan ndër të tjera edhe mashtrimet që ndodhin nga disa subjekte abuzitive.

Ministri Çuçi tha gjatë fjalës së tij se është i vendosur për të mos lejuar asnjë operator që abuzon me ushqimet në treg dhe vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Ai kërkoi përfshirje në këtë betejë të të gjithë aktorëve për ta luftuar fenomenin në tërësi. Z. Çuçi përmendi gjithashtu ristrukturimin që do t’i bëhet Autoritetit Kombëtar të Ushqimin, ligjin e ri për shërbimin veterinar dhe ndryshimet në Kodin Penal.

“Operatorët agroushqimore kërkojnë që ligjvënësit të kenë kujdes me ndryshimet në Kodin Penal, duke bërë një ndarje të qartë midis gabimeve njerëzore dhe akteve të qëllimshme,” tha Z. Alban Zusi, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Food Industry.