SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Skema e re mbështetëse për fermerët, kush do të përfitojë nga fondi 20 milionë euro?

Skema e re mbështetëse për fermerët, kush do të përfitojë nga fondi 20 milionë euro?

Dje në Konferencën Kombëtare te Bujqësisë, të zhvilluar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u prezantua skema e re mbështetëse e cila përbëhet nga një fond prej 20 milionë eurosh.

Prioritet i kësaj mbështetje financiare do të jetë, së pari rritja e eksporteve, duke mbështetur të gjithë ato produkte bujqësore që kanë peshë në shportën totale të eksporteve, së dyti afrimi i sa më shumë fermerëve në organizma të përbashkët çka siguron qëndrueshmëri dhe prodhim më të lartë dhe së treti politikat që mund të ndërmerren për të zhvilluar sektorët e ndërmjetëm si agroturizmi, agropërpunimi, peshkimi dhe akuakutura.

Për të stimuluar organizimin e fermëreve , qeveria bëri me dije gjatë konferencës së djeshme që  fermerët që aplikojnë bashkë do financohen në masë më të lartë për njesi se sa fermerët individualë.

Ministri i Bujqësisë, Z. Niko Peleshi tha se tashmë janë jetësuar ferma të mëdha, dhe se trend janë fermerët e rinj të shkolluar jashtë që kanë investuar kursimet e tyre në bujqësi. Ministri u ka kërkuar fermerëve të ndryshëm të grupohen në Shoqëri të Bashkëpunimet Bujqësor (SHBB) sepse në këtë mënyre mund të përfitojnë më shumë nga Skema e Mbështetjes. Rolin më të madh në këto skema mbështetëse do ta luajnë Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Rajonal.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri me dije se konceptimi i skemës mbështetëse është kryer në bashkëpunim me shumë aktorë vendas dhe të huaj. Nga ky bashkëpunim u krye identifikimi i sektorëve prioritare të sipërpërmendur dhe po kështu u përcaktuan 15 produkte të shportës bazë ku përfshihen që nga drurë frutorë, prodhime të serave, bimë medicinale. Kjo shportë u kompozua në bazë të kritereve që kanë të bëjnë me matjen e fluksit të eksportit të produktit, me potencialet e tyre në të ardhmen me masën e punësimit.

Një nga përfituesit e Skemës Kombëtare të Mbështetjes do të jenë dhe fermerët dhe sipërmarrësit e rinj   të moshës 22 – 35 vjeçare, të cilët do të përfitojnë një trajtim tjetër. Gjithashtu nga kjo skemë do të përfitojnë dhe prodhuesit e produkteve artizanale

Risi e kësaj skeme është kryerja e aplikimit  onlinë për Skemën e Mbështetjes, me zero shpenzime. Regjistrimi do të bëhet në portalin eAlbania vetëm me anën e kartës së identifikimit dhe Nipt- it të fermerit. Ngritja e sporteleve Agropika do t’u vijë në ndihmë fermerëve për plotësimin e formularit të aplikimit dhe do të ketë informacion të plotë rreth fushave që mbulon dhe çfarë ofron kjo skemë.

Qendra e Eksorteve Shqiptare ishte pjesë e Konferencës Kombëtare të Bujqësisë, si dhe, aty ku është e nevojshme, do jetë duke mbështetur e informuar fermerët, agropërpunuesit dhe eksportuesit me infrormacione dhe udhëzime për sa i përket aksesimit të këtyre fondeve të qëverisë shqiptare.