Qëllimi parësor i këtij studimi ka qënë identifikimi i problematikave të sigurisë ushqimore në vend, kryesisht analiza e kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me Sigurinë Ushqimore. Së dyti, ky studim ofron një sërë konkluzionesh dhe rekomandimesh për zgjidhjen e këtyre problemeve, si dhe për ristrukturimin e institucioneve kompetente, të përfshira direkt ose indirekt, pasi sot në Evropë siguria ushqimore garantohet nga sistemet funksionale publike."/>
SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Studimi “Analiza, Hulumtimi dhe Identifikimi i problematikave të Sigurisë Ushqimore si dhe të Kuadrit ligjor të lidhur me të"

Studimi “Analiza, Hulumtimi dhe Identifikimi i problematikave të Sigurisë Ushqimore si dhe të Kuadrit ligjor të lidhur me të"
Albanian Food Industry, me mbështetjen e e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ka hartuar studimin “Analiza, Hulumtimi dhe Identifikimi i problematikave të Sigurisë Ushqimore si dhe të Kuadrit ligjor të lidhur me të"

Qëllimi parësor i këtij studimi ka qënë identifikimi i problematikave të sigurisë ushqimore në vend, kryesisht analiza e kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me Sigurinë Ushqimore. Së dyti, ky studim ofron një sërë konkluzionesh dhe rekomandimesh për zgjidhjen e këtyre problemeve, si dhe për ristrukturimin e institucioneve kompetente, të përfshira direkt ose indirekt, pasi sot në Evropë siguria ushqimore garantohet nga sistemet funksionale publike.
Perveç sa më sipër, pjesë e këtij studimi ka qenë edhe kryerja dhe interpretimi i analizave laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore, të perzgjedhura në menyrë të rastësishme, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave për emrat e kompanive të cilave u janë marrë keto mostra. Kjo pasi qëllimi i kësaj pjese të studimit nuk ka qenë të shigjetojë disa kompani, por të testojë cilësinë e ofruar nga një pjesë e tregut ushqimor në vend, për t’ia përcjellë më pas organeve kompetente. Janë këto organe kompetente zyrtare të cilat kanë pergjegjesinë të analizojnë në vazhdimësi dhe në mënyrë të qëndrueshme cilesinë e produkteve ushqimore në treg, duke marrë edhe masat përkatese në rastet kur konfirmohen parregullsitë.
Gjetjet e kësaj pjese të studimit janë bazuar kryesisht në kryerjen dhe interpretimin e analizave laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore: mish (10 produke të analizuara), fruta perime (8 produkte të analizuara), lëngje (6 produkte të analizuara), qumësht e nënprodukte të tij (7 produkte të analizuara), si dhe vaji (5 produkte të analizuara), si më të rëndësishmet në konsumin publik.
Nga rezultatet e analizave të kategorive të mësipërme rezultuan probleme për një pjesë të këtyre produkteve, ku evidentohen në veçanti: mishi dhe nënproduktet e tij - ngarkesë e lartë mikrobiale (në 2 raste), salmonelë (në një rast) dhe prezencë ngjyruesi (në 4 raste); qumështi dhe nënproduktet e tij - ngarkesë e lartë mikrobiale (në 1 produkt), aflatoksinë (në 2 produkte), acid oleik dhe palmik mbi normat e lejuara (2 produkte); vaji i ullirit - prezencë nën normë të acidit oleik (1 produkt). Këto rezultate i gjeni më të detajuara në studimin bashkangjitur.
Duam të nënvizojmë se mostrat janë marrë një herë, çka do të thotë se problematikat e gjetura nuk reflektojnë domosdoshmërisht një problem të qëndrueshëm të produkteve jashtë parametrave.
Shoqata  “Albanian Food Industry” e ka percjellë këtë Studim dhe rekomandimet përkatëse tek të gjtha institucionet publike që kanë lidhje me sigurinë ushqimore: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrisë së Shëndetësisë, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, ISUV dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Ne besojmë në aftësinë advokuese që Shoqeria Civile ka në bashkëpunim me Median, për të ndikuar që Institucionet zyrtare të adresojnë në kohën dhe menyrën e duhur problematikat që paraqesin të gjithë hallkat institucionale e ligjore të zinxhirit ushqimor.