SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Studimi i publikuar së fundi nga AFI lidhur me Sigurinë Ushqimore në vend

Studimi i publikuar së fundi nga AFI lidhur me Sigurinë Ushqimore në vend

 

“Analiza, hulumtim dhe identifikim të problematikave dhe kuadrit ligjor lidhur me të” bazohet në të dhëna të grumbulluara në periudhën Prill – Qershor 2017.

Këto të dhëna thjesht ilustrojnë faktin se inspektimet publike janë inefiçente dhe janë krejt në sinkron me konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka audituar Ministrinë e Bujqësisë dhe AKU-në pikërisht në këtë periudhë.

Që sistemi publik i inspektimeve është inefiçent është i vërtetuar edhe nga pamundësia e eksportimit të produkteve shqiptare, jo për shkak të produkteve por për shkak të pamundësisë së autoriteteve për të demonstruar se e monitorojnë dhe kontrollojnë situatën.

Rasti i fundit ka qenë auditimi në Mars – Prill 2017 i autoritetit kompetent të maqedonisë, ndaj kërkesës së një subjekti shqiptar përpunues qumështi, në të cilën qartësisht konstatohet konformiteti i produkteve të subjektit por qartësisht refuzimi arsyetohej me mosbesueshmërinë e sistemit publik të kontrollit.

Këto konkluzione (edhe të AFI-it) lidhur me inefiçencën e sistemit të kontrollit për sigurinë ushqimore, konfirmohen bindshëm edhe nga vetë veprimtaria e strukturave gjatë dy - tre muajve të fundit: Janë bërë publike gjetjet e inspektimeve në zinxhirin e tregëtimit të mishit, ku

AFI ndër vite ka adresuar me forcën e argumenteve se: operatorët e sektorit (fabrikat e përpunimit të qumështit, mishit etj.)  në sajë të investimeve serioze dhe për shkak të garës mes  tyre  kanë stadarde të plota sigurie dhe kanë kapacitete të  shpërndajnë produkt të sigurta në të gjithë territorin, por konkurohen ashpërsisht e pandershmërisht me operator illegal-informal apo të liçencuar abuzivisht nga shteti (sikurse u vërtetua në rastin e mishit).

Prandaj sërish përsërisim qëndrimin që lufta kundër informalitetit në sektorin ushqimor lidhet drejpërdrerjtë me luftën për Sigurinë Ushqimore.

Ka edhe plot të dhëna të tjera për inefiçencën ekstreme të Autoritetet Publike ndër vite apo/dhe indiferencën totale, deri para tre muajsh, ndaj një sistemi të tillë tërësisht jo funksional.

Nga ana tjetër AFI vlerëson tendencën pozitive të vërejtur dy – tre muajt e fundit nga lidershipi i ri i dikasterit lidhur me qasjen ndaj problemit, por nga ana tjetër si AFI, si qendër mendimi dhe ekspertize të fushës, do jemi vigjilent për të impaktuar në zgjidhje sistemike të problemeve e jo rendje pas ngjarjeve të cilat i vlerësojmë thjesht si indikator për politikbërje e vendimarrje efektive.

Gjithashtu falenderojmë konsumatorin shqiptar i cili lexoi qartë konkluzionet e këtij studimi, pasi në këto pak ditë, sipas të dhënave, jo vetëm që nuk ka rënë konsumi i produkteve të markave shqiptare por ka një tendencë për rritje të kërkesës për marrje kuponi tatimor (që lidhet pazgjidhshmërisht me gjurmueshmërinë e produkteve) e duke ju larguar produkteve anonime e pa stadarde.