SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Fondi i mbështetjes për fermerët, Zusi: Duhet skemë monitorimi, të shtohet financimi i agropërpunimit

Ministria e Bujqësisë duhet të ngrejë një skemë monitorimi për skemat e mbështetjes së fermerëve, pasi kjo do të mundësojë jo vetëm transparencën, por edhe shmangien e abuzimeve dhe përvojave negative që kanë rezultuar në të shkuarën.

Propozimi vjen nga kreu i Qendrës së Eksportuesve Shqiptarë, Alban Zusi, i cili ishte i ftuar në studion e TV SCAN për të komentuar ndryshimet e dhënies së subvencioneve për vitin 2018.

Ola Mitre/SCAN 

“Nuk duhet të vazhdojë më praktika që merr parat dhe aty mbaron gjithë historia. Jo! Ato që para i jepen infermierit, ato janë para që dalin nga taksat tona, dhe ne nuk ja japim atij fermeri për të mbajtur frymën gjallë, ne ja japim që ai të na i rikthejë të shumëfishuara. Duhen bërë skema monitorimi, në qoftë se jepen para për skemën e blegtorisë, për serat apo diçka tjetër, ne duhet të shohim çfarë ndodhi me këtë që i mori këto para në harkun e 1-5 viteve”.

Sipas Zusit, për të konsumuar fondin, por edhe për të nxitur gjithë zhvillimin bujqësor është i nevojshëm zgjerimi i skemave të agropërpunimit.

“Duke munguar pjesa e agropërpunimit në skemat mbështetëse, dhe duke u fokusuar te fermeri, ka rrezik që fondi të mos disbursohet ose të mos disubrsohet në mënyrë efektive. Por në qoftë se fillojmë e fusim më tepër agropërpunimin, qendrat e grumbullimit, proceset transformuese mbas vjeljes apo prodhimit, atëherë garancia që ky fond të përdoret është pothuajse 100 për qind”.

Fondi i vënë në dispozicion për skemat e mbështetjes për vitin 2018 është 20 milion euro, ndërkohë që një prej risive është aplikimi online, që pritet të sjellë një lehtësim të procesit, ndonëse ekspertët e shikojnë me rezerva.