i Albanian Food Industry"/>
SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Agroindustria më e fuqishme, nëse vijon lufta kundër informalitetit

Opinion nga Z. Alban Zusi, President i Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Drejtor Ekzekutiv i Albanian Food Industry

Ekonomia 2018, rritje me pikëpyetje - BM Business Magazine


Në 2018-ën, eksportet pritet të vazhdojnë të rriten përsëri në numra dyshifrorë. Pres që viti i ardhshëm të ketë sërish një rritje të eksporteve, agroushqimoret në veçanti. Parashikohet të fillojnë eksportet e frutave dhe industria agroushqimore brenda vendit pritet të zëvendësojë më tepër importe. Rritja e prodhimit, pritet të jetë veçanërisht në sektorët e mishit dhe qumështit. E gjithë kjo nëse qeveria vijon të mbajë ritmin e reformave në luftën kundër informalitetit. Industria vendase do të rritet nëse vijojnë të mbyllen aktivitetet abuzive. Si sipërmarrës jam optimist.