SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Fondet e BE për bujqësinë; IPARD financon deri në 60 për qind të investimit

Fondet e BE për bujqësinë; IPARD financon deri në 60 për qind të investimit

 

Fermerët, apo agro-përpunuesit të cilët duan të bëjnë një investim në bujqësi, apo zhvillimin rural, që nga muaji prill do të mund të përfitojne grante në bazë të programit IPARD II.

BE miratoi të hënën fondin prej 71 milionë eurosh nga i cili do të përfitojnë fermerët vendas. Ndërkohë edhe qeveria shqiptare do të bashkëfinancojë me 23.3 mln Euro duke e çuar në total 94.3 mln Euro mbështetjen për zhvillimin e sektorit. Grantet për fermerin do të arrijnë deri në një masë të caktuar të investimit.

“Ka një limit në përqindjen e vlerës së investimit që nuk është i vogël, është minimumi 60 përr qind, në zonat malore shkon në 70 për qind, ndërkohë 65 për qind marrin fermerët e rinj nën moshën 40 vjeç”, deklaroi për median ministri i Bujqësisë, Z. Niko Peleshi.

Pra nëse investimi i një fermeri kap vlerën 100 mijë euro, 60 mijë euro mund të financohen nga IPARD. Nga fondi, mund të përftojnë plane biznesi investimi më vlerë nga 10 mijë deri në 500 mijë euro.

Deri në muajin prill, çdo fermer, apo agro-përpunues që kërkon financim, duhet të këshillohet me një profesionist për të hartuar planin e tij të biznesit.

Aplikimet do të nisin pas rreth dy muajsh dhe fituesit do të shpallen po në pranverë nga Agjencia e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në ministri.