SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Lufra dhe EHW janë vlerësuar me çmimin ‘Superbrands Albania’

Edicioni i dytë i Superbrands Albania

Vlerësuesi i brendeve më të njohura dhe më të mira në vend, Superbrands Albania, organzoi ditën e djeshme më 8 shkurt, mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për edicionin e dytë të tij.

LUFRA dhe EHW, dy kompanitë anëtare të Albanian Food Industry dhe Albanian Export Center janë  nderuar me çmimin e Superbrands Albania për vitin 2017. Këto kompani janë ndër kompanitë lidër në Shqipëri për prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij dhe përpunimit të mishit e nënprodukteve të tij.

Ky çmim nuk ka të bëjë vetëm me kualitetin e produktit por edhe me të qënurit i pari në skenën publike, jo vetëm në treg, por edhe në mendjen e konsumatorëve/klientit.

Por çfarë është Superbrands dhe si bëhet një kompani Superbrand?

Superbrands është autoriteti ndërkombëtar i vlerësimit të brendeve, i cili operon që prej vitit 1994 duke lançuar programet që identifikojnë dhe bëjnë publike markat më të mira në treg të një shteti të caktuar.

Këto brende zgjidhen nga një këshill i pavarur dhe vullnetar, i cili përbëhet nga pjestarë që janë ekspertë në fushën e marketingut të komunikimit e brendimit, si edhe ekspertë nga organizata lokale dhe ndërkombëtare. Më pas, kompanitë që vlerësohen më lart nga këshilli, bëhen pjesë e Superbrands.

Albanian Food Industry dhe Albanian Export Center përgëzon kompanitë LUFRA dhe EHW për çmimin e merituar dhe ju uron suksese të mëtejshme!