SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

ERDA Sh.p.k.

Country : Albania
Adress : Tirana
E-mail contact : center@albania-export.com
Telephon contact : +355699890464
Company site : http://www.erda.al

Historia e “Erda sh.p.k.”merr udhë në qershorin e vitit 1995, në një punishte artizanale nër rugën “Hoxha Tahsin”, në Tiranë.

Pasioni i themeluesve për artin e sallamerisë dhe përkushtimi i tyre bënë të mundur që produktet e “Erda”-s të ishin më të kërkuarat në tregun shqiptar të asaj kohe, sepse mishëronin shijet , cilësinë dhe autenticitetin e produkteve tradicionale të sallamerisë së vendit tonë.

Dalëngadalë “Erda”po zë vend përherë e më shumë në tryezat e shqiptarëve si një markë e besueshme dhe cilësore. Me një zhvillim organik, duke ruajtur gjithmonë standardet që i kishte vënë vetese më tej duke i përmirësuar për të ecur me hapin e kohës dhe me nevojat e një konsumatori përherë dhe më kërkues, pas 10 viteshtë suksesshme në tregun e ofrimit të produkteve të sallamerisë dhe të proshutave, “Erda”merr një formë tjetër – formën që ka sot.

Një fabrikë moderne në një sipërfaqe prej 10 000m², ku vetëm stabilimenti i përpunimit zë 3600 m², me teknologjinë më të fundit ushqimore gjermane, “Erda”është një ndër fabrikat më të mëdha në vend në këtë sektor. E certifikuar me sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2008 dhe me sistemin e sigurisë ushqimore HACCP nga kompania e mirënjohur ndërkombëtare “IQNet”, me mbi 100 produkte sallameriedheproshuta nga më tradicionalet deritek më bashkëkohoret.

Me një flotë prej 35 automjetesh frigoriferike që shpërndajnë me përkushtim produktin e freskët çdo mëngjes në çdo skaj të Shqipërisë, “Erda”është kthyer në një shembull të prekshëm suksesi , falë aftësive sipërmarrëse dhe një stafi të përkushtuar për t’i garantuar klientit në çdo kohë cilësi, siguri të plotë produkti dhe shërbim të përkryer.

Për kompaninë, burimet njerëzore janë element thelbësor i aktivitetit të saj sipërmarrës dhe një pasuri e madhe. Ato përbëjnë forcën, efikasitetin, inteligjencën, reputacionin dhe një garanci për të ardhmen. Misioni i ndërmarrjes mund të arrihet vetëm me përfshirjen e plotë të tyre në çdo nivel. “Erda”është një kompani që është rritur hap pas hapi nga një punishte artizanale e prodhimit , në përmasat që është sot, por pa harruar kurrë vlerat që e kanë shoqëruar që në ditën e parë të themelimit tës aj, ruajtjen e ndjenjës njerëzore në vendin e punës për punonjësit e saj dhe përkushtimin sikur të ishte një familje e madhe, fokusimin në periudhën afatgjatë dhe vënien e theksit te cilësia – duke qenë këto karakteristikat me të mirat e një sipërmarrjeje familjare.

Kompania ka si mision ofrimin te klientët e saj e prodhimeve të një cilësie të lartë, të sigurta, të shijshme, të shëndetshme dhe me vlera ushqyese, dhe përtej këtij misioni , është gjithmonë e angazhuar ta mbështesë veprimtarinë e saj mbi kritere etike, që përfshijnë metodat e prodhimit, menaxhimin e brendshëm dhe marrëdhëniet me jashtë.

“Erda” e ka bërë pjesë të saj nënkulturën e “të ngrënit mirë” dhe për këtë angazhohet të bëjë prodhime autentike që janë të shëndetshme për organizmin dhe që mund të hyjnë plotësisht në përbërjen e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

“Erda” prodhon duke respektuar traditën, e mbështetur në teknologjinë më të fundit dhe e shoqëruar nga një komunikim transparent, i cili i lejon konsumatorit përfundimtar të njohë karakteristikat cilësore dhe ushqyese të produkteve të saj.

Produktet:

  • SALLAME
  • SALSICE
  • PROSHUTE
  • KREMVICE
  • SUXHUK
  • KOTOLETA