SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

EHW GmbH

Country : Albania
Adress : Superstrada Tirane-Durres, km 4 Tirane - ALBANIA
E-mail contact : info@ehwgmbh.com
Telephon contact : +355 4 357 663; +355 4 356 085
Company site : http://ehwgmbh.com/

Kompania EHW operon që nga viti 1992 në sektorin e përpunimit të mishit dhe prodhimeve te sallameve e proshutave. Gjatë këtyre viteve është afirmuar si prodhuesi më i madh dhe më i rëndësishëm në tregun shqiptar.

Në bazë të suksesit të EHW qëndron zgjedhja e mishit që përpunon, pjesa më e madhe e të cilit sigurohet nga fermerët vendas dhe pjesa tjetër nga firmat më të njohura të industrisë së mishit në Europë, nga vende si Italia, Gjermania apo Hungaria.

Ky mish bëhet pjesë e recetave të përgatitura me kujdes nga specialistë të njohur të prodhimit të sallameve dhe proshutave, duke përdorur përbërësit dhe erzat natyrale më cilësore nga tregu europian. Gama e produkteve përfshin sallamet dhe proshutat me mish derri, viçi apo pule.

Një tjetër element i rëndësishëm është përdorimi i teknologjive të avancuara, të cilat janë pjesë e EHW që na fillimi i prodhimit, e janë rinovuar me kalimin e kohës deri në ditët e sotme.

Për të siguruar që produkti përfundimtar plotëson të gjithë elementët e sigurisë sipas standardeve europiane, ushtrohet çdo ditë kontrolli i rreptë mbi higjienën në fabrikë, mbi lëndën e parë dhe studiohen vlerat ushqimore të produktit.

Në vitin 2003, EHW është certifikuar nga instituti prestigjoz Italian Certiquality me ISO 9001:2000 dhe HACCP.

Kështu kompania sot ofron në treg rreth 70 lloje sallamesh dhe proshutash, të shijshme e të shëndetshme, të cilat shpërndahen të freskëta çdo ditë në dyqanet e firmës dhe në rrjetin tregtar të shtrirë në të gjithë vendin.

Produktet

Sallame: Parizier; Salcice; Kremviçe; Sallam – Proshute; Bratwurst; Frankfurter; Kabanos; Mortadele;

Proshuta dhe Arrosto:  Proshutë Pule; Proshute kofshe e tymosur; Proshutë e pjekur premium; Proshute viçi; Arrosto;

Sallame të Pjekura:  Koh viçi; Llukanik; Suxhuik;  Turist; Milano;

Sallame Crudo: Napoli pikant;  Cacciatorino; Salamini; Hungarez; Milano; Caabria dhe Venezia;

Të ngrira:Qofte Zgare; Kotoleta