SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë
Si në shumë zona rurale të Shqipërisë, në Tepelenë gjithashtu, mijëra familje i sigurojnë të ardhurat e tyre me BMA (Bimë Mjekësore Aromatike). Në këtë rajon janë 5.000 familje rurale të përfshira në mbledhjen e BMA-ve spontane. Sipas grumbulluesve dhe eksportuesve që operojnë në zonë, mbledhja e BMA-ve u siguron atyre nga 400,000 - 1,000,000 Lek në vit për konsum familjar. Megjithatë, si në çdo rajon tjetër, cilësia e BMA-ve është problemi më i madh me të cilin përballet sektori. Në mënyrë që të unifikohet cilësia e produktit dhe të përmirësohet struktura e prodhimit, si edhe të rriten volumet për eksport, kërkohet një bashkëpunim dhe sinergji mes aktorëve kryesorë dhe atyre mbështetës të sektorit të BMA.

Pas intervistave dhe vizitave të bëra nga AFI në janar të këtij viti në Peshkopi, me aktorë të ndryshëm të sektorit të Bimëve Medicinale Aromatike (BMA), më 5 korrik 2018, AFI zhvilloi një workshop në këtë zonë.  Në të morën pjesë fermerë të vegjël, mbledhës, përpunues, eksportues dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në këtë takim u ngritën çështje dhe probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohet sektori BMA –ve, siç janë: metodat e trajtimit pas vjeljes dhe teknologjia e papërshtatshme, niveli i ulët i bashkëpunimit, barrierat fiskale dhe burokracia, mungesa e specialistëve të BMA-ve në strukurat lokale, niveli i ulët i investimeve, mirëmbajtja e mjedisit, praktikat e konkurencës së padrejtë etj.

Pajisja e fermerëve me ceritifikata pronësie, për tokat që kanë, mbetet një nga kërkesat më kryesore të fermerëve, pasi përmes tyre mund të aplikojnë në projekte të ndryshme, jo vetëm që jepen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, por edhe nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë. Sipas tyre, pasja e certifikatave të pronësisë i ndihmon ata edhe në drejtim të formalizimit, por një kërkesë e tillë prej kohësh nuk është realizuar.

Grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në vend, i kërkojnë qeverisë që të hartojë dhe miratojë një Vendim të posaçëm, për dhënien e lejeve të ndërtimit për magazinat që bëjnë të mundur grumbullimin apo përpunimin e frutave dhe perimeve.

Arben Zdrava, një nga grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në zonën e Lushnjes, në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, thotë, se ka shumë grumbulllues të cilët janë totalisht të bllokuar dhe nuk mund të punojnë me kapacitet të plotë, pasi bashkitë nuk kanë të drejtën ligjore për ti pajisur me leje ndërtimi.
Nga: Prof. Kristaq BERXHOLI  "Para disa ditësh bëra një vizitë, në STABILIMENTIN E PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT ERZENI, me ftesën e këtij stabilimenti, për të parë dhe diskutuar me ta, për probleme të ndryshme të tij. Stabilimenti i përpunimit të qumështit ERZENI, është vendosur në SAMATICE-KUTALLI. Një qëndër tjetër është në Lumin e Vlorës dhe qëndra tjetër në Tiranë për zonën veriore të vëndit. Është një nga stabilimentet e përmendur dhe të kërkuar prej konsumatorëve..."

Bashkimi Europian ka shtyrë për në shtator aplikimet e fermerëve shqiptarë për të përfituar nga fondi IPARD për financimin e projekteve të ndryshme. Fondi në fjalë është 90 milionë euro dhe ai do të vihet në dispozicion të fermerëve shqiptarë. Por sipas numrit dy të dikasterit të Bujqësisë, Bashkimi Europian ka kërkuar që të realizojë një vlerësim administrativ në lidhje me menaxhimin e fondit, pavarësisht se janë përmbushur kushtet e vëna.

Kompania International Procurement Logistic (IPL) vizitoi Shqipërinë gjatë datave 25-27 qershor 2018, për t’u takuar me kompanitë më të mëdha  eksportuese të fruta – perimeve të freskëta. IPL është një ndër kompanitë më të fuqishme ndërkombëtare, që furnizon rrjetet e dyqaneve Azda dhe Walmart në të gjithë botën. Vizita në Shqipëri synonte investigimin e tregut shqiptar për produkte që synojnë tregun anglez.
Në datë 25 dhe 26 qershor, Drejtoria e Përgjithshme  e Doganave në bashhkëpunim ORF dhe GIZ, si dhe me mbështetjen e Qendrës së Eksporteve Shqiptare ka zhvilluar një workshop mbi procedurat e reja doganore.  workshopi kishte për qëllim informimin e sipërmarrësve mbi rregullat e origjinës, Statusin e Eskportuesit të Miratuar, dhe informacione të tjera doganore, të nevojshme për sipërmarrës që ushtrojnë aktivitet eksport-import.
Në kuadër të takimeve periodike të Bordit Drejtues të Sektorit të Therjeve, dje me datë 29 qershor u organizua takimi i radhës i bordit. Ky takim u zhvillua në zyrat e AKU-së, ku mori pjesë edhe Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Z. Agim Ismaili

Industria e bimëve aromaike medicinale (BAM) mundëson punësimin e qindra mijera personave në zonat më të varfra të vendit, duke përfaqësuar kështu 35 % të të ardhurave të familjeve rurale. Rreth 95 % e tyre eksportohen, me një vlerë vjetore eksporti prej rreth 19 milion Euro. Kjo vlerë përfaqëson rreth 20 % të eksporteve bujqësore.

Nga intervistat e AFI-t me njëzet e pesë aktorë të zinxhirit të vlerave të BAM-ve, fermerë të vegjël, koleksionistë, përpunues, eksportues dhe agjenci të tjera mbështetëse, AFI përcaktoi rajonet potenciale për organizimin e workshopeve. Workshopi i parë u zhvillua më 20 qershor 2018 në Malësi të Madhe ku morën pjesë  15 fermerëve të vegjël, grumbullues, përpunues, eksportues, furnizuesve të inputeve, shoqata Salvia Nord, ATTC dhe AZHR Shkodër, nënkryetari i Bashkisë dhe AFI. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Bashkine Malësi të Madhe, AZHR dhe ATTC Shkodër.