SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË
ALBANIAN FOOD INDUSTRY
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

ALBANIAN FOOD INDUSTRY: MISIONI, VISIONI

Albanian Food Industry (AFI) është një platformë që mbledh rreth vetes anëtarë nga sektorët e agrikulturës, industrisë ushqimore, përpunimit agro-bujqësor, teknologjisë, fermerët dhe tregtarët në mënyrë që të konsolidojë përpjekjet në mbrojtje të interesave të tyre.

MISIONI

Të promovojë, zhvillojë dhe forcojë bizneset shqiptare në sektorët agro-përpunues, ato të industrisë së ushqimit, mbrojtjen e bimëve, duke përmirësuar dhe duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare për tregun e brendshëm dhe tregjet e huaja.

VIZIONI

Aktivitetet e AFI-t kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë në sektorët e agrikulturës dhe të industrisë së ushqimit së bashku, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore dhe stabiliteti ekonomik.